Sipofix

Sipofix përdorët si ngjitës i cilësisë së lartë për blloka të siporeksit (porozit). Aplikohet me lehtësi dhe përveç ngjitjes mund të shërbej edhe si plotësues. Përbëhet nga çimento, minerale dhe additive. Të mos përdoret në sipërfaqe nga ose që janë trajtuar me gjips.

Është me rëndësi që vendi ku aplikohet të jetë i pastër pa ndonjë vajosje, yndyra, ngjyrë, ose grimca tjera që mund të ndikojnë efektin e ngjitësit. Sipërfaqet që absorbojnë ujë së pari duhet të lagen. Temperatura e preferuar për aplikimin e masës së ngjitësit është prej +5°C deri +35°C.

Procesi i tharjes në mure deri në 6 orë, ndërsa në dysheme der në 24 orë. Rregullime të vogla mund të bëhen deri 30 minuta pas ngjitjes fillestare. Përmban çimento, minerale dhe aditivë

Përgaditja: Masa përzihet me 6 – 7 litra ujë të pastër për sasinë 25 kg ose (30% ujë – 70% material). Masa duhet të përzihet me mikser nga 2 deri 6 minuta para se se të aplikohet. Gjithashtu masa duhet të përzihet mire para çdo ri-përdorimi

Afati i përdorimit: Në kushtet e ruajtjes sipas udhëzimeve, produkti ka afat përdorimi 6 muaj pas datës së shtypur në paketim.

Deponimi: Duhet të ruhet në vend të thatë - pa lagështi dhe ngrica

 

25 KG

produktet tona

Lloje të ndryshme të gjitësave për pllaka, blloka, ngjitës special the termo rezistues

Fasada të dimensioneve të ndrsyshme me paketim të butë dhe të fortë

Baza

Baza dhe betonkontakt i cilësisë së lartë i paketuar sipas standardeve europiane 

Ngjyra

Ngjyrë dispersive e kualitetit të lartë në bazë të rrëshirës
artificiale

LLaqe

Llaqe dhe nivelizues tjerë të cilësisë së lartë, i gatshëm për përdorim sipas standarveve